Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez, fitoi sot garën særi nt të zhvilluar në Barcelonë, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Katalonjës në MotoGP. Ai arriti të mposhtë patrotin e tij Pedro Acosta me KTM.

Dy pilotët spanjollë patën një duel interesant “rrotë më rrotë” në xhirot e fundit, me Marquez që rikthehet te suksesi në formatin sprint. Në podium u ngjit edhe italiani Fabio di Giannantonio me VR46 (vendi i tretë).

Një garë për t’u harruar për Aprilia dhe dy pilotët e saj kryesorë. Italiani Marco Bezzecchi, kryesues i botërorit, u rendit në vendin e 9-të, ndërsa spanjolli Jorge Martin u rrëzua pas disa xhirosh.

The post Alex Marquez triumfon në garën sprint në Katalonjë, garë zhgënjyese për Aprilia appeared first on Telesport.