Teuta ka siguruar qëndrimin në kampionatin Abissnet Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. Skuadra durrsake u përball me Pogradecin në ndeshjen e play-out, që përfundoi me rezultatin e ngushtë 1-0 në minutat e fundit.
Klejdi Daci ishte autori i golit të Teutës në minutën e 90+3′, që e kishte mbyllur sezonin e rregull në Abissnet Superiore në vendin e tetë. Liqenorët luajtën minutat e fundit me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Pius për ndërhyrje të gabuar.
Në shkallët e “Niko Dovana” gjendet sot edhe Edlir Tetova, ish-trajneri i Egnatias do të marrë drejtimin e Tuetës për sezonin e ri.
The post Teuta fiton finalen ndaj Pogradecit dhe siguron qëndrimin në Superiore. Mësohet trajneri i ri i “Djemve të Detit” appeared first on Telesport.
