Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 2 Majin – një nga datat më të rëndësishme të historisë së re të shqiptarëve, duke rikujtuar shpalljen e Karadakut si zonë e lirë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ahmeti ka theksuar se Sllupçani mbetet vendi ku u shkrua një nga faqet më domethënëse të historisë sonë, duke e cilësuar këtë moment si dëshmi të vendosmërisë për liri, dinjitet dhe barazi.

Ai ka vlerësuar lart rolin e Karadakut dhe banorëve të saj, duke i quajtur simbol të qëndresës dhe bashkimit për një të ardhme më të drejtë.

Ahmeti gjithashtu ka nderuar dëshmorët dhe luftëtarët, duke theksuar se sakrifica e tyre vendosi themelet e paqes dhe të drejtave që gëzohen sot.

“Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka përfunduar ai.