Pas humbjes 1-2 nga Arabia Saudite në miqësoren e zhvilluar në Pragë, kombëtarja e Maqedonisë ka vijuar përgatitjet për ndeshjen ndaj Lihtenshtajnit.

“Kur humbim, natyrisht që nuk është mirë. Arabia Saudite është një ekip i fortë, ndërsa ne nisëm me disa futbollistë të rinj në formacionin bazë. Ishte një test i mirë për të parë nivelin tonë dhe tani duhet të analizojmë gabimet që të mos përsëriten në ndeshjet e ardhshme. Për ndeshjen me Lihtenshtajn, qëllimi është fitore, nuk ka rëndësi rezultati – 1:0, 3:0 apo 5:0, më e rëndësishmja është të marrim pikët në Shkup,” tha përfaqësuesi Isnik Alimi.

Ndeshja zhvillohet të dielën në orën 18:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, ndërsa gjyqtar i takimit do të jetë Horatiu Feshnik nga Rumania.