Nga 25 maji 2025 deri më 30 maj 2026 gjithçka ndryshoi te Milani. Pak më pak se një vit më parë, Max Allegri u prezantua si trajneri i ri kuqezi, njeriu nga i cili duhej të niste rilindja. Por pas më pak se 12 muajsh, tekniku toskan u shkarkua. I njëjti fat preku pothuajse gjithë drejtuesit e klubit; nga Igli Tare te Giorgio Furlani dhe Geoffrey Moncada. Pronari Gerry Cardinale nuk e fali “dështimin sportiv” të sezonit.
Fillimisht dukej se Milani kishte gjetur trajnerin e duhur. Pas fitores në derbin ndaj Interit, në fillim të marsit, ku diferenca me zikaltërit kryesues ishte vetëm 5 pikë, u fol edhe për titullin kampion. Por më pas erdhi rënia: në 10 ndeshjet pasuese, Milani fitoi vetëm 3 herë, barazoi me Juventusin dhe pësoi 6 humbje.
Mungesa e kualifikimit në Champions rezultoi fatale për Allegrin. Në total, ai e drejtoi Milanin në 42 ndeshje: 22 fitore, 10 barazime dhe 10 humbje, me vendin e pestë në kampionat dhe eliminime në Kupë dhe Superkupë.
The post Allegri, nga ëndrra për titull te makthi i “Europa League”… Kronika e një rikthimi të dështuar appeared first on Telesport.
