Milan do të luajë sot në mbrëmje ndaj Atalanta, ndeshje e vlefshme për Serie A. Një përballje e vështirë për kuqezinjtë, që në rast se fitojnë do të ngjiten përkohësisht në krye të renditjes.

Trajneri i Milan, Massimiliano Allegri, ka folur për mesfushorin kroat Luka Modric, që pritet të jetë sërish titullar edhe pse mosha nuk ia lejon që të luajë kaq shumë. “Luka është shumë i mirë në menaxhimin e lojtarëve

”, tha Allegri.

Ai është aq i mirë në lojën e tij, në këtë rol të ri, sa duket sikur po vrapon më shumë. Ai luan futboll të mrekullueshëm. Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë, për të gjithë. Edhe për spektatorët”, tha më tej trajneri Allegri.

The post Allegri nuk bën dot pa Modric: Sa më shumë të jetë në fushë, aq më mirë për Milan appeared first on Telesport.