Duket se Manchester United ka dalë nga kriza pas 3 fitoreve radhazi që ka arritur në Premier League. Gjithsesi, edhe suksesi i fundit, 4-2 ndaj Brighton, erdhi me shumë vështirësi për “djajtë e kuq”, që vuajtën në fundin e takimit.
Trajneri Ruben Amorim tha se skuadra e tij i mbijetoi një frike në fund të ndeshjes. “Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Gjithashtu, edhe performance ishte në përgjithësi e mirë”, tha Amorim.
“Na u desh të luanim ndeshje të ndryshme në momente të ndryshme të 90 minutave dhe mendoj se lojtarët e kuptuan shumë mirë se çfarë të bënin në çdo moment. Ne vuajtëm pak në fund, por nuk do të ishte Manchester United pa vuajtur pak
Më tej, trajneri portugez tha: “E meritonim fitoren kundër një skuadre shumë të mirë. Tani po bëjmë më mirë se disa javë më parë dhe unë ndihem më i plotë si menaxher. Uroj që të mos ndalemi këtu”.
The post Amorim: Manchester United është i destinuar të vuajë për të arritur te fitorja appeared first on Telesport.
