Pasi eliminoi në mënyrë spektakolare Astana-n në raundin e parë kualifikues në Conference League, Dinamo përballet sonte ndaj Aluminij, në ndeshjen e parë të raundit të dytë.
Sllovenët nuk është se kanë ndonjë eksperiencë të madhe në Europë dhe nuk konsiderohet si një kundërshtar i rrezikshëm. Aluminij vjen direkt në raundin e dytë të Conference League, si fituesja e Kupës së Sllovenisë, ndërsa kampionatin e përfundoi në vendin e shtatë.
Dinamo konsiderohet si favorite për të kaluar në raundin e tretë. Ilir Daja ka vendosur të zbresë në fushë sot me një formacion tërësisht shqiptar.
DINAMO XI: Teqja; Aliji, Dita, Ismaili; Ruçi, Qefalija, Manellari, Vila, Përndreca, Qardaku, Berisha
The post Aluminij-Dinamo, Ilir Daja zbret në fushë me një formacion titullar komplet shqiptar appeared first on Telesport.
