Sipas AS, por edhe shumë burimeve të tjera mediatike, Barcelona i ka dërguar një ofertë zyrtare Atletico Madridit, prej 100 milionë eurosh, e cila është e vlefshme deri në fund të korrikut.
Deri tani, Atletico Madrid as që e ka marrë në konsideratë farë ofertën e Barcelonës. Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i “Colchoneros”, Miguel Angel Gil Marin, se klubi i tij nuk do të pranojë asnjë ofertë për Julian Alvarez, edhe ënse ajo do të jetë 150 apo 200 milionë euro.
Ndërkohë, ditën e sotme, mediet spanjolle kanë zbuluar se Barcelona i ka kërkuar sërish Julian Alvarez, të dalë publikisht dhe të riktheksojë dëshirën e tij për t’u transferuar te katalanasit. Një veprim i tillë mund të rrisë presionin mediatik mbi Atleticon dhe mund t’i detyrojë ata të lëshojnë pe.
The post Nuk po gjen gjuhën e përbashkët me Atletico-n, Barcelona i bën kërkesën e re Julian Alvarez dhe e vë nën presion appeared first on Telesport.
