Pasi eliminoi Vllazninë në raundin e parë kualifikues në Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 6-2, Malisheva ka fituar 2-0 ndaj Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të dytë.

Në sfidën e luajtur në “Fadil Vokrri”, Malisheva dominoi plotësisht ndaj skocezëve si në lojë, ashtu edhe në rezultat. Sfida u zhbllokua në minutën e 21-të, ku pas një pasimi në zonë të Arlind Veliut, ishte Kreshnik Uka, që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të lehtë me të djathtën. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit.

Goli i dytë do të vinte në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e dytë, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Uka, ishte Valmir Nafiu që dërgoi topin në rrjetë. Malisheva fiton 2-0 dhe hedh një hap të mirë drejt raundit të tretë. Ndeshja e kthimit do të luhet në Skoci, pas një jave.

SHIKOGOLI1

SHIKOGOLIN2

The post Conference League: Pasi turpëroi Vllazninë, Malisheva merr një fitore të jashtëzakonshme ndaj Hibernian (video) appeared first on Telesport.