Transferimi i Julian Alvarez te Barcelona duket tashmë një mision i pamundur, pas rezistencës dhe qëndrimit të palëkundur të Atletico Madridit. Në këtë situatë, te Barcelona po shqyrtojnë planin B: Eli Junior Kroupi.

Sulmuesi francez shihet si përforcimi ideal për sulmin e Barcelonës, në rast se nuk vjen Alvarez. Megjithatë, te Barcelona duket se ka dy kampe të themi që janë pro dhe kundër transferimit të sulmuesit të Bournemouth.

Kampi i parë, janë ata që mendojnë se francezi është profili ideal për formacionin dhe sistemin e Flick. Kampi i dytë janë ata që e shohin me skepticizëm transferimin e 20-vjeçarit, i cili mund të rezultojë një blof i vërtetë. Po ashtu bisedimet me Bournemouth nuk do të jenë aspak të lehta. Madje, pasditen e sotme, burime të ndryshme nga Anglia kanë bërë me dije se Bournemouth ka vendosur shifrën 130 milionë euro ëpr të lënë të lirë Eli Junior Kroupi.

The post Alvarez duket i pamundur, zëvendësuesi i tij i mundshëm shkakton përçarje appeared first on Telesport.