Manchester United u eliminua nga FA Cup, pasi u mund me penallti nga Fulham. Një tjetër rezultat zhgënjyes i një edicioni zhgënjyes për “djajtë e kuq”, që në Premier League janë në vendet e fundit të renditjes.

Ne arritëm të shënonim në pjesën e dytë pas golit të pësuar. Ishte e vështirë për ne por ia dolëm dhe shënuam. Mendoj se patëm shanset më të mira për të fituar. Në fund, penalltitë mund të shkojnë në të dyja drejtimet dhe nuk shkoi ashtu siç donim”, tha Ruben Amorim.

Më tej, trajneri i Manchester United shtoi: “Është e rëndësishme të thuhet se me zëvendësimet që bëmë, patëm shansin ta fitonim ndeshjen. Ndonjëherë, rezultati varet edhe nga cilësia e lojtarëve. Bruno, Casemiro dhe Zirkzee po përmirësohen shumë”.

Për penalltitë, Amorim nuk fajëson askënd dhe shmang konfliktet: “Unë përpiqem të relaksoj lojtarët dhe ata e dinë se është një çështje teknike, por duhet të jesh i qetë dhe i sigurt për të shënuar gola

”.

Synimi i një klubi si Manchester United është fitimi i Premier League, natyrisht jo këtë vit. E di që po humbasim ndeshje, por synimi është të fitojmë sërish Premier League. Nuk e di sa kohë do të marrë”, tha Amorim.

Ne kemi një objektiv dhe vazhdojmë të ecim përpara pavarësisht se çfarë ndodh. Është e pamundur ta dish, por fillon të kuptosh që lojtarët janë më të mirë dhe ne e kuptojmë kampionatin. Do të shohim në të ardhmen”, përfundoi portugezi.

The post Amorim harron eliminimin nga FA Cup dhe konfirmon objektivin madhor të Manchester United appeared first on Telesport.