Pas barazimit 2-2 kundër Liverpool-it, në “Anfield”, trajneri Ruben Amorim ndau mendimet e tij për paraqitjen e ekipit dhe adresoi disa çështje kyçe. Trajneri portugez shprehu zhgënjimin e tij për rezultatin: “Patëm mundësi të merrnim fitoren me rastin e Maguire në kohën shtesë, por momentet e mungesës së përqendrimit na kushtuan”.
Ai theksoi nevojën për përmirësim, duke shtuar: “Fokusi ynë tani është tek adresimi i këtyre gabimeve, për të dhënë më të mirën në ndeshjet e ardhshme”.
Amorim vuri në dukje rëndësinë e lidershipit brenda skuadrës: “Tani na duhen liderët e vërtetë, të cilët dalin përpara të tjerëve dhe mbështesin shokët e skuadrës, që mund të jenë duke vuajtur me vetëbesimin”.
Ai pranoi sfidat me të cilat disa lojtarë po përballen: “Në disa raste, lojtarët janë hezitues në fushë. Është thelbësore që senatorët me përvojë t’iu japin udhëzime gjatë lojës dhe t’i motivojnë ata”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi mungesën e Marcus Rashford, trajneri portugez sqaroi: “Marcus është aktualisht i sëmurë dhe nuk ishte i disponueshëm për këtë ndeshje. Me këtë rast hedh poshtë çdo spekulim mbi arsye të tjera për mos pjesëmarrjen e Rashfordit”.
Megjithë barazimin, Amorim gjeti disa aspekte pozitive te ndeshja: “Kjo paraqitje tregon potencialin tonë dhe na jep shpresë për të ardhmen. Mbetem i përkushtuar për të ndërtuar mbi këtë bazë dhe arritur rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme”.
The post Amorim: Mund të fitonim ndaj Liverpool-it, tani na duhen liderët e vërtetë appeared first on Telesport.