Derbi i 241-të i Milanos në historinë e Interit dhe Milanit do të vlejë, për herë të tretë dhe gjithmonë jashtë Italisë, për fitimin e Superkupës Italiane. Pas suksesit të Milanit në Pekin në vitin 2011 dhe triumfit të Interit në Riad më 2022, “EA Sports FC Supercup 2025” do të zhvillohet sërish në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Më poshtë janë formacionet e mundshme për ndeshjen që zhvillohet sonte.
Gjendja e Interit
Risia kryesore në krahasim me gjysmëfinalen e fituar ndaj Atalantës lidhet me sulmin. Marcus Thuram pritet të ulet në stol dhe nuk pritet të rrezikohet as gjatë lojës. Hapësirë për Mehdi Taremin në krah të Lautaro Martinez. Pjesa tjetër e ekipit të Simone Inzaghit pritet të mbetet i njëjtë. Treshja mbrojtëse do të përbëhet nga Bisseck, De Vrij dhe Bastoni, me Sommer në portë. Dumfries dhe Dimarco janë favoritë për rolet e krahëve, ndërsa Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan pritet të përbëjnë mesfushën.
Gjendja e Milanit
Sergio Conceicao mund të ndryshojë skemën, duke kaluar në 4-4-2, siç ndodhi gjatë lojës ndaj Juventusit. Vëmendja është te Rafael Leao. Portugezi pritet ta nisë nga stoli, por ka gjasa të aktivizohet gjatë lojës. Me Gabbia jashtë, mbrojtja do të përbëhet nga Tomori dhe Thiaw, me Emerson Royal dhe Theo Hernandez në krahët mbrojtës para portierit Maignan. Musah do të jetë titullar, ndërsa Bennacer pritet të pushojë. Në sulm, dilema është mes Jimenez dhe Abraham, por favorizohet spanjolli. Në këtë rast, Pulisic do të pozicionohej si mbështetës i qendërsulmuesit Morata.
The post Inter-Milan, formacionet e mundshme. Taremi starton përkrah Lautaros, Leao drejt stolit appeared first on Telesport.