“Kemi humbur edhe Pavlovic e Saelemaekers, por të gjithë duhet të jenë gati, sepse te klubet e mëdha nuk ka justifikime. Nuk mund ta besoj se i kemi humbur të gjitha këto ndeshje në Europë për shkak të rotacionit”. Kështu deklaroi trajneri i Milanit, Ruben Amorim, para transfertës delikate ndaj Olympiacos në “Europa League”. Kuqezinjtë kanë vetëm një alternativë: fitoren, pasi kanë grumbulluar vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para.

Për sulmin, ai shtoi: “Ta ndihmojmë Gonçalo Ramos? Nuk bëhet fjalë vetëm për të, por edhe për Camardën dhe të gjithë lojtarët e repartit ofensiv. Duhet të përmirësohemi në një të tretën e fundit të fushës dhe të punojmë mbi parimet tona të lojës”.

Për kritikat: “Komplimentet nuk do të më ndryshojnë kurrë. Prisni që gjërat të shkojnë keq dhe ju do të ndryshoni mendim. Sot duhet të fitojmë, përndryshe jam gati për kritikat”.

Për titullin kampion, Amorim u shpreh: “Këtë vit është e vështirë, por nëse kemi mundësi të luftojmë, do ta bëjmë. Për të qenë skuadër e mirë duhet të paraqitesh mirë si në kampionat, ashtu edhe në Europë. Atmosfera në stadiumin e Olympiacos? Besoj se do të jetë fantastike, edhe pse nuk ka stadium më të vështirë për të luajtur sesa ‘San Siro’”.

 

The post Amorim: Vlen vetëm fitorja ndaj Olympiacos, e vështirë ta fitojmë titullin këtë sezon appeared first on Telesport.