Gian Piero Gasperini, pas barazimit 2-2 në “Parc des Princes” ndaj kampionëve në fuqi të Europës, u ndal fillimisht te zgjedhjet e tij në formacionin titullar: “Varet nga këndvështrimi. Doja t’i jepja Castro-s një mundësi të rëndësishme, pasi Malen po luan shumë, jo vetëm me ne. Përballë kishim një skuadër fantastike dhe jam shumë i kënaqur këtë mbrëmje. Më gëzon rritja e këtyre djemve.
Ditëm të vuanim në momente të caktuara dhe të luanim lart në të tjera. Është një paraqitje që duhet ta rishikoj. Është vërtet për të ardhur keq që pësuam sërish gol nga goditja e këndit. Në Champions kemi pësuar edhe gola të tjerë të tillë. Sapo na u krijua mundësia, u hodhëm përpara me cilësi të mirë.
Jemi në rrugën e duhur. Duhet t’i vendosim vetes vazhdimisht objektiva të rinj dhe ta shijojmë këtë ndeshje. Unë po mendoj që tani për sfidën e radhës, sepse disa lojtarë e përfunduan ndeshjen të rraskapitur.
Hermoso tha se mund të luftojmë për gjithçka? Të gjithë e dëshirojmë këtë. Ai është një interpretues i jashtëzakonshëm i këtij mentaliteti, falë karakterit dhe cilësive që ka”.
The post Gasperini, pasi ndali PSG: Një paraqitje që do ta rishikoj, përballë kishim një skuadër fantastike appeared first on Telesport.
