Real Madridi do të përballet sonte me Mallorca në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës. Këto janë fjalët e Carlo Ancelottit në konferencën për shtyp: “Ne kemi shumë respekt për cilësinë dhe punën e trajnerit të tyre. Duhet t’i respektojmë maksimalisht”.
A mendon ende se është e vështirë të jesh Vinicius?
Si unë, ashtu edhe ai e shohim se çfarë ndodh në fushë. Vazhdimisht them që është e vështirë të jesh Vinicius. Ndëshkimi që ka marrë (dy ndeshje pezullim në kampionat) nuk është i drejtë.
A mendon se duhet të ndryshojë diçka në sjelljen e tij?
Jemi të kënaqur me Viniciusin në të gjitha aspektet.
Fakti që të tilla ndeshje nuk kanë kohë shtesë a ndikon në qasjen tuaj?
Nuk do të ndikojë. E njohim shumë mirë rivalin tonë dhe ata na njohin ne. Do të jetë një ndeshje shumë konkurruese, pasi kemi barazuar në kampionat. Ata kanë cilësi të mira dhe mund të na sfidojnë.
Çfarë mendimi ke për atë që po ndodh me Olmo dhe Pau Víctor?
Mund të flas vetëm për ndeshjen, nuk dua të komentoj për çështjen e Olmos dhe Pau Víctor.
A është Alaba gati për të luajtur?
Është në formë, shumë pranë rikthimit.
A je i lodhur që Vinicius është gjithmonë në qendër të vëmendjes?
Çdokush mendon si të dojë. Kur flitet për provokimet e Viniciusit, vëmendja zhvendoset nga ofendimet që ai merr.
The post Ancelotti vazhdon ta mbrojë Vinicius: Dy ndeshje pezullim? Ndëshkim i padrejtë… appeared first on Telesport.

