Ministria e Transformimit Digjital po përballet me disa procese gjyqësore nga ish të punësuar dhe kompani. Kërkesat financiare përmes këtyre padive tejkalojnë një miliard denarë. Siç thotë ministri Andonovski, kjo e vështirëson punën e ministrisë dhe arritjen e qëllimeve. Përveç kësaj, thotë ai, në 100 ditët e kaluara kanë arritur të realizojnë disa projekte të mëdha. Andonovski shton se mund të kishin bërë më shumë, po të mos ishte bllokimi i disa projekteve kyçe. Siç thotë ai, këto projekte nuk janë vetëm humbje financiare, por humbet edhe kredibiliteti tek partnerët europianë.

“Ne gjetëm disa projekte kyçe që ishin plotësisht të bllokuara. Projekti IPA për mbulimin e internetit broadband me vlerë 400 mijë euro, programi Europa digjitale me borxh prej 211 mijë euro me të cilin u bllokuan aplikimet tona për programin tonë, projekti IPA për digjitalizimin e 135 shërbimeve elektronike për portalin kombëtar, e shumë të tjera. Këto projekte të bllokuara nuk janë vetëm një humbje financiare, por ulin besueshmërinë tonë te partnerët evropianë dhe ngadalësojnë seriozisht përparimin tonë në transformimin digjital”, tha Stefan Andonovski, ministër për transformim digjital.