Filiali i linjës ajrore me kosto të ulët e Turkish Airlines, A-jet, do të prezantojë tri linja të reja fluturimi sezonale për në Shkup. Transportuesi do të fillojë të operojë nga Ankaraja, Mersina dhe Diarbakiri. Biletat tani janë në dispozicion për blerje përmes faqes së internetit të linjës ajrore. “A-jet” nuk ka konkurrencë në asnjë nga tre shërbimet e reja. Mersina, një qytet port në Turqinë jugore në bregdetin e Mesdheut, ka një popullsi prej pak më shumë se një milion banorësh. Nga ana tjetër, Diarbakiri është qyteti më i madh me shumicë kurde në vend, i vendosur në juglindje. Tri linjat e reja do t’i shtojnë tregut të Maqedonisë 21,872 ulëse shtesë këtë verë.