Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e kryebaskiakut të Tiranës Erion Veliaj i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Mbrojtja paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë teksa arsyeton se Veliaj nuk ka përbërë shkak për shtyrjen e seancave, pasi në një rast ka munguar avokati Maksim Haxhia që mbron Ajola Xoxën, dhe në një rast tjetër, avokati i një të pandehuri tjetër.

Në dy seancat me objekt të njëjtë, Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati Plarent Ndreca.

The post Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit appeared first on Alsat.