Ronald Araujo e ka vetë fatin e tij në dorë. Mbrojtësi ka rinovuar deri në vitin 2031 me Barcelonën, por në kontratë ka të përfshirë një klauzolë.
Shifra është e ulët për një lojtar të klasit botëror si ai, vetëm 65 mln euro. Këtë shifër mund ta paguajnë thuajse të gjitha klubet e mëdha europiane.
Mediat britanike raportojnë se Liverpool po e ndjek me vëmendje uruguainin, duke qenë se Van Dijk do të largohet (me shumë mundësi) në verë me parametra zero.
Ndërkohë, interes për Araujon ka shfaqur edhe Bayern, madje që në verën e kaluar, kur u përfol se klubi bavarez ishte gati të investonte 100 mln euro për të.
The post Araujo mund të shitet në verë! Gafa e Barcelonës është klauzola e ulët në kontratë appeared first on Telesport.
