Arbër Hoxha u aktivizua në një rol më të tërhequr nga ai që luan zakonisht në krahun e majtë të sulmit, në ndeshjen e parë të Shqipërisë nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Futbollisti kuqezi theksoi se skuadra po përshtatet gradualisht me kërkesat taktike të italianit, ndërsa shprehu keqardhje për humbjen, duke vlerësuar paraqitjen e ekipit dhe rastet e shumta të krijuara:
“Kjo është mënyra si trajneri i ri do të luajë. Kishim pak stërvitje me Maran, por çdo ditë ndjehemi më mirë. Nuk kishim fat te goli, goditëm portën, krijuam raste dhe nuk shënuam. Na dhemb kjo disfatë, por besoj se u paraqitëm mirë. Edhe në pjesën e parë krijuam shumë raste, Izraeli nuk kishte shumë mundësi. Kundërshtari na ndëshkoi në pjesën e dytë me një kundërsulm, shfrytëzoi topin e humbur prej nesh.
Momentalisht jam i fokusuar këtu te kombëtarja, pjesën e transferimit nuk e kam në mendje. Nëse është kismeti ta bëj një lëvizje këtë verë, do ta bëj. Nuk e di, të them të drejtën nuk kam dijeni për asgjë mbi merkaton”.
The post Arbër Hoxha: Po përshtatemi me idetë e trajnerit të ri, humbja ndaj Izraelit na dhemb appeared first on Telesport.
