Argjentina vlerëson Nico Paz, sulmuesin e Comos së Cesc Fabregas, i cili shkëlqeu kundër Manchester United, duke shënuar 2 gola spektakolarë dhe dhënë një asist.
“Paz shkëlqen në Europë me fanellën me numrin 10, një numër që aktualisht kërkon një zotërues në kombëtare”, – shkruan media argjentinase. Sipas saj, 22-vjeçari pritet të bëhet një figurë kyçe në procesin e rinovimit të përfaqësueses, të drejtuar nga Lionel Scaloni.
Paraqitja e tij ka rikthyer krahasimet me Lionel Messin, për të cilin Paz konsiderohet si pasardhës i mundshëm. “Ka vizatuar me të majtën një goditje me hark, që të kujton shumë gola të Lionel Messit”, – shkruan “Clarín”.
Megjithatë, mediat argjentinase vënë në dukje dallimet mes tyre. Messi mund të lëvizë në hapësira minimale, ndërsa Paz ka nevojë për më shumë liri veprimi për të shpalosur potencialin e tij. “Ajo që i bashkon, sidoqoftë, është klasi i pastër dhe cilësia”, – përfundojnë mediat argjentinase.
The post Argjentina e mahnitur nga Nico Paz: Spektakël me numrin 10, kombëtarja e pret appeared first on Telesport.
