Arsenal ka mundur 4-2 Leicester në Emirates.
Topçinjtë kanë rrezikuar të shpërdorojnë një avantazh prej dy golash, me Dhelprat që kanë arritur të barazojnë 2-2 pasi kaluan në disavantazh 2-0.
ARSENAL-LEICESTER – GOLAT – VIDEO
Golat e Trossard në minutën e 94-t dhe Havertz në të 99-ën i kanë dhuruar skuadrës së Arteta-s një fitore 4-2.
Fitore me “poker” edhe për Chelsea-n, që ka mundur me të njëjtin rezultat Brighton-in në Stamford Bridge.
CHELSEA-BRIGHTON – GOLAT – VIDEO
Të katër golat e Bluve janë shënuar nga Palmer, i cili është bërë lojtari i parë në historinë e Premier League që shënon katër gola në pjesën e parë.
The post Arsenal-i fiton në fund, Chelsea ëndërron me një Palmer historik (Video) appeared first on Telesport.