Arsenali po tregohet i pamëshirshëm ndaj Manchester City!
Goli i Haaland për barazimin e rezultatit në 1-1 ishte një moment i përkohshëm për fatin e ndeshjes, sepse Arsenali u kundërpërgjigj shpejt.
Sikur të mos mjaftonte goli i avantazhit 2-1, Arsenali shënoi edhe dy gola të tjerë. Në fillim ishte Lewis-Skelly në minutën e 62-të dhe më pas Havertz në të 76′.
Sulmuesi gjerman e meritoi këtë gol pas shumë rastesh që pati deri tani. Loja vazhdon, por me siguri që skuadra e Pep Guardiolës po lutet që ky makth të marrë fund shpejt.
The post ARSENALI nuk tregon mëshirë! 4-1 me dy gola të tjerë, City në tapet! appeared first on Telesport.