Tashmë është zyrtare! Basketbollisti slloven Luka Doncic është një lojtar i Lakers, duke u larguar nga skuadra e Dallas. Në kahun e kundërt shkon basketbollisti Anthony Davis, ndërkohë që në këtë shkëmbim janë përfshirë edhe lojtarë të tjerë.

Ky shkëmbim që ndodhi brenda pak orësh është konsideruar si një nga “shkëmbimet më të papritura dhe të bujshme në historinë e NBA-së”, që pritet të ndryshojë jo pak balancat si në Konferencën e Perëndimit ashtu dhe të gjithë kampionatit.

Në këtë shkëmbim u përfshi edhe ekipi i Utah Jazz si dhe 4 lojtarë të tjerë. Përvec Doncic, te Lakers shkojnë edhe shtatlartët Kleber e Morris, dy veteranë. Ndërsa te skuadra teksane e Dallas shkon edhe Max Christie përvec Anthony Davis.

Dallas përfiton edhe një zgjedhje të parë në draft të vitit 2029 të Lakers. Ndërsa skuadra e Utah Jazz, nga ky shëmbim lojtarësh përfitojnë basketbollistin Jalen Hodd-Schiaffino dhe dy zgjedhje të para në draft në vitin 2025 nga skuadra e Dallas.

Menjëherë ka ardhur reagimi i LeBron James, që ka komentuar me pak fjalë këtë shkëmbim dhe ardhjen e Doncic në skudër: “Luka është basketbollisti im i preferuar”. Një mesazh i qartë mirëseardhje, me Lakers që bëhen pretendentë për titull.

The post Zyrtare! Doncic transferohet te Lakers në shkëmbim të Davis, reagon LeBron James appeared first on Telesport.