Manchester United dështon në shtëpi. Nuk është lajm befasues, sepse “Djajtë e kuq” këtë sezon nuk pritet të bëjnë ndonjë befasi të madhe, por ndeshja e sotme me Crystal Palace e humbur 0-2 tregon se Amorim thuajse është dorëzuar.
Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm dhe krijuan përshtypjen se kishin zbritur në fushë vetëm për 3 pikët, por me kalimin e minutave ritmi ra shpejt.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, kurse e dyta foli totalisht për Crystal Palace, e cila shënoi dy gola. Të dy golat u shënuan nga Mateta, fillimisht në 64′ dhe më pas në 89′.
Me këtë rezultat, Amorim duket se nuk i motivon dot të tijtë për vazhdimin e sezonit, pavarësisht se tifozët patën krijuar shpresë se me trajnerin e ri gjërat mund të ndryshonin.
The post Dështimi i radhës për Man. United! Mateta i Crystal Palace zhyt me dopietë “Djajtë e kuq” appeared first on Telesport.