Trajneri spanjoll Mikel Arteta ka folur për shkarkimit të Erik ten Hag nga detyra e menaxherit të Manchester United, duke u shprehur se asnjë trajner futbolli nuk është i paprekshëm. Edhe pse pozicioni i tij tek Arsenal duket i sigurt, Arteta tha se kjo është vetëm sepse ai ka arritur rezultate në fushë.
“Askush nuk është i paprekshëm. Ne jemi këtu për të fituar ndeshjet e futbollit, mos e harroni kurrë këtë”, u shpreh Arteta, që po i afrohet pesë vjetorit të tij në krye të “topçinjve”. “Është një kohë e gjatë këtu dhe në kohet e sotme nuk gjen shpesh trajnerë që qëndrojnë kaq gjatë në një detyrë”, tha spanjolli.
“Unë kam vazhduar ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndeshjet e futbollit janë gjëja më e rëndësishme dhe unë duhet të fitoj shumë prej tyre për të mbajtur punën time
Ai shtoi se për të ka rëndësi ndeshja e radhës ndaj Preston në Carabao Cup, ku pritet të aktivizojë mjaft lojtarë që kanë luajtur pak. “Ka lojtarë që nuk kanë luajtur aq shumë. Ata do të kenë shansin e tyre sot, kjo është e sigurt. Gjithsesi, ata duhet ta fitojnë të drejtën për të luajtur. Kjo vlen për të gjithë”, tha Arteta.
The post Arteta: Asnjë trajner nuk është i paprekshëm, puna jonë është peng i rezultateve appeared first on Telesport.
