Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së sotme që “topçinjtë” do të luajnë në fushën e tyre ndaj Burnley. Një fitore do t’i afronte londinezët edhe më shumë me titullin kampion në Premier League.

Spanjolli, sqaroi se pas ardhjes në klub ka punuar shumë për ta transformuar “Emirates” në një stadium armiqësor për ekipet mysafire. “Ishte gjëja e parë që doja të ndryshoja sepse disa ditë para se të emërohesha këtu”, tha Arteta.

Kur isha në stolin tjetër, asokohe me Manchester City dhe ai imazh, ajo ndjesi e stadiumit pa tifozë, 50%e stadiumit ishte bosh, më preku vërtet. Pas Covid na u desh të rindërtonim gjithçka. Tani, kur shoh këtë transformim dhe atë gëzim tek njerëzit jam i lumtur”, tha Arteta.

“Kur nuk ke fituar për kaq gjatë, jam i lumtur që jemi rikthyer te beteja për titull, jemi shumë optimistë. Këto vite, tifozët kanë qene lojtari i 12-të, lojtari magjik. Kur stadiumi ofron atë nivel energjie, pasioni dhe optimizmi, ata luajnë çdo veprim të vetëm me ekipin”, shtoi spanjolli.

Kur ne kemi topin, kur kundërshtari ka topin, në çdo element, tifozët e jetojnë lojën në atë mënyrë. Vlera e kësaj është thjesht e pafundme, nuk mund ta matësh dhe ekipi bëhet ndryshe. Është kaq e thjeshtë”, deklaroi Mikel Arteta.

The post Arteta: Atmosfera e “Emirates” tani është magjike, duam t’u dhurojmë tifozëve atë që ata meritojnë appeared first on Telesport.