“SuperArteta” këndohet në “Emirates” për Mikel Arteta, i cili tashmë ka barazuar rekordin europian të legjendës Arsène Wenger. Trajneri bask e ka çuar Arsenalin në finalen e dytë të Champions League në histori, pas asaj të sezonit 2005/06 me francezin në stol.

Arteta, në krye që nga dhjetori 2019, e arrin këtë në gjysmëfinalen e dytë radhazi, duke hyrë në histori me një klub që ka vetëm 4 gjysmëfinale në total. Në Budapest, spanjolli do të ketë mundësinë të kalojë “mësuesin” e tij.

Ky Arsenal udhëhiqet nga një ish-kapiten që tashmë është bërë simbol i klubit, duke rikthyer londinezët në elitën europiane. Për më tepër, Arteta ka regjistruar 42 fitore në 59 ndeshje këtë sezon, diçka që nuk ndodhte që nga 1970/71. “Topçinjtë” janë gjithashtu në krye të Premier League dhe synojnë titullin e parë pas 22 vitesh, ndërsa historia mund të shkruhet në dy fronte.

The post Arteta hyn në histori, barazon rekordin e Wenger në Champions dhe ëndërron ta tejkalojë appeared first on Telesport.