Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka konfirmuar kënaqësi që ndjen kur sheh skuadrën e tij të luajë e të fitojë, siç dhe ndodhi të martën në Champions League, kur “topçinjtë” fituan 3-0 ndaj Lillë në “Emirates”.
“Patëm momente në pjesën e parë ku arritëm në pozicione shumë të rrezikshme dhe me avantazh të madh. Cilësia jonë teknike nuk ishte mjaftueshëm e lartë për të krijuar momente kërcënimi real dhe për të mbajtur gjallë sulmet”, tha Arteta.
Më tej, spanjolli sqaroi: “Bëmë një ndryshim në pushimin mes pjesëve dhe niveli ynë teknik u rrit. Ishte kënaqësi të shihje golat që shënuam. Tri lojtarë të ndryshëm dhe një numër i madh lojtarësh të përfshirë në aksione.”
“Bëmë disa zëvendësime. duke parë rrjedhën e lojës dhe sjelljen e kundërshtarit, kishim nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme. Por meritë u takon si lojtarëve që e nisën ndeshjen, ashtu edhe atyre që hynë si zëvendësues“, tha Arteta.
The post Arteta: Ishte kënaqësi të shihje golat tanë dhe këtë skuadër që shënon me të gjithë lojtarët appeared first on Telesport.
