Të mos e konsiderosh sulmuesin anglez në garën për këtë çmim do të ishte e padrejtë. Është një lojtar ndryshe nga të tjerët, por po aq vendimtar sa ata. Bayern Munich po kalon, çuditërisht, një periudhë me vështirësi, por ajo që nuk ndryshon kurrë është rendimenti i Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi dy gola, duke udhëhequr përmbysjen e bavarezëve ndaj Viking, që ndërkohë kishte kaluar në avantazh 2-0.

Pak rëndësi ka që ndeshja përfundoi vetëm në barazim, shifrat e sulmuesit anglez mbeten të jashtëzakonshme dhe e bëjnë të domosdoshëm konsiderimin e tij si një kandidat serioz për “Topin e Artë”. Statistikat – Sa herë shkruajmë për Harry Kane, rikujtojmë atë që arriti gjatë sezonit 2025-2026, por ia vlen të theksohet edhe mënyra se si e ka nisur sezonin 2026-2027.

Kane ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 9 ndeshje me Bayern Munich, si dhe 6 gola e 2 asiste në 4 ndeshje me Anglinë. Në total, sulmuesi ka regjistruar 14 gola dhe 6 pasime vendimtare në 13 paraqitje. Një jashtëtokësor i huazuar në botën e njerëzve të zakonshëm. Dëshiron të fitojë Champions League – Harry Kane u tregua i sinqertë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Viking, ku foli për përvojën e tij te Bayern Munich dhe objektivat që dëshiron të arrijë.

“Kur mbërrita, nuk e dija se çfarë të prisja. Kisha kaluar shumë kohë te Tottenham. E dija që të gjithë prisnin prej meje shumë gola dhe që të luaja si sulmues qendre, por gjërat kanë shkuar edhe më mirë nga sa mendoja.

Kam shijuar çdo minutë, si dhe pritshmëritë që njerëzit kishin ndaj meje. Megjithatë, ka edhe përvoja të tjera që dua t’i jetoj dhe objektiva të tjerë që dua t’i arrij. Fitimi i Champions League është padyshim një prej tyre”, – deklaroi sulmuesi anglez.

 

The post Harry Kane i jashtëzakonshëm; 14 gola dhe 6 asiste në 13 ndeshjet e para. Pretendent real për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.