Pavarësisht se ka që nga 9 dhjetori i vitit 2025 që nuk ka gjetur rrjetën dhe nuk është në formën e sezonit të kaluar, interesi për Julian Alvarez është shumë i madh.
Përveç Barcelonës, që dihet se e ka objektiv parësor transferimin e Julian Alvarez, apo dhe interesit të PSG-së, së fundmi në garë për sulmuesin argjentinas është futur fuqishëm Chelsea, sipas asaj që raporton “ESPN Argentina”.
Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Chelsea-s kanë nisur që tani kontaktet me përfaqësuesit e sulmuesit për ta bindur atë të rikthehet në Premier League.
Ndryshe nga Barcelona që është në vështirësi financiare, Chelsea i ka të gjitha mundësitë ekonomike për të siguruar vlerën e transferimit të Julian Alvarez, që llogaritet mbi 100 milionë euro.
Po ashtu nuk duhen nënvlerësuar edhe ekipet e tjera si Arsenal dhe Bayern, por për momentin Chelsea duket një hap para të tjerëve.
The post As PSG dhe as Barcelona, një tjetër ekip është favorit për Julian Alvarez appeared first on Telesport.
