Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale i ka hedhur poshtë si të pasakta dhe të pabazuara pohimet e Asociacionit të Mediave në Maqedoni dhe Radiotelevizionit të Maqedonisë. Agjencia thekson se vepron ekskluzivisht brenda kompetencave të saj ligjore Shërbimet programore në fjalë trajtohen si shërbime programore të huaja që ritransmetohen, dhe jo si shërbime televizive vendore që transmetojnë program në territorin e shtetit, duke pasur parasysh se sinjali i tyre burimor nuk transmetohet në territorin e Maqedonisë së Veriut”, thotë Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Agjencia kërkon nga Asociacioni i Mediave dhe RTVM-ja nëse kanë prova për veprim të paligjshëm të Agjencisë, t’ua dorëzojnë institucioneve kompetente./Alsat.mk.
The post ASHMAA: Pretendimet janë të pasakta appeared first on Alsat.
