Atlético Madridi është përballur me një incident gjatë qëndrimit në Londër, ku është sulmuar me mjete piroteknike, me qëllim prishjen e gjumit të ekipit në hotelin ku është akomoduar. Klubi e ka dërguar tashmë çështjen në UEFA.
Rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur lojtarët ishin në gjumë, pas darkës dhe stërvitjes në “Emirates Stadium”, një grup personash iu afruan hotelit për të prishur qetësinë. Fillimisht u hodh një seri fishekzjarrësh, por incidenti nuk përfundoi aty.
Pas rreth 20 minutash, shpërthimet u përsëritën edhe më fuqishëm, duke zgjuar disa lojtarë dhe anëtarë të stafit. Klubi e konsideron se nuk ishte rastësi.
Pas këtij incidenti, Atlético Madridi ka reaguar menjëherë duke informuar UEFA-n dhe paraqitur detajet e ngjarjes. Sipas klubit, vendndodhja e hotelit nuk e pengonte aspak grupin që të afrohej dhe të ndërhynte në qetësinë e skuadrës, në një moment delikat para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Champions League.
The post Atlético Madridi ankohet në UEFA, u “sulmua” gjatë natës me fishekzjarre në Londër appeared first on Telesport.
