Atletico Madrid ka filluar që tani të mendojë dhe të veprojë për pasuesin e Jan Oblak. 33-vjeçari slloven është nën kontratë me “Colchoneros” deri në vitin 2028, ndaj Atletico Madrid po kërkon zëvendësuesin e tij që tani.

Sipas Fussball News, klubi madrilen ka vënë në shënjestër portierin e ri, Dennis Seimen. 20-vjeçari që mbron portën e Stuttgart, konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe. Ai është nën kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2029.

Përveç interesit të Atletico Madridit, në garë për portierin e ri gjerman janë edhe Inter me Manchester United, të cilat po ashtu e shohin 20-vjeçarin si një garanci për portën e tyre.

The post Atletico piketon pasuesin e Oblak, në garë dhe Inter me Manchester United appeared first on Telesport.