Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, tha se SHBA-ja dëshiron të shohë Izraelin të reduktojë disa nga sulmet ajrore në Bejrut.

“Numri i viktimave civile ka qenë shumë i lartë”, theksoi ai.

“Ne do të dëshironim që Izraeli të reduktonte disa nga sulmet në dhe rreth Bejrutit dhe do të donim të shihnim një tranzicion në negociata që lejojnë civilët nga të dyja palët të kthehen në shtëpitë e tyre”, theksoi Austin.

Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken para disa ditësh i dërgoi një letër Izraelit duke kërkuar që brenda 30 ditëve të marrë masa për përmirësimin e situatës humanitare në Gaza në mënyrë që të shmanget një embargo e armëve amerikane.

Në mënyrë të veçantë, letra kërkon “hapa konkretë” dhe shpreh “shqetësimin e thellë të Shteteve të Bashkuara për një situatë që po përkeqësohet”.