Denzel Dumfries nuk do të jetë në fushë në debutimin e Inter në Kupën e Botës për klube, në ndeshjen kundër Monterrey. Anësori holandez punoi veçmas në terrenin stërvitor të UCLA për shkak të një dëmtimi.
Dumfries, i fundit që iu bashkua grupit së bashku me lojtarët e tjerë që luajtën me kombëtaret, nuk është ende gati. Lodhjet kanë bërë që ai të mos jetë në gjendje të luajë në përballjen e parë.
Mësohet se Denzel Dumfries ka një lodhja të aduktorit. Një dëmtim jo i rëndë por që do ta lërë për disa ditë jashtë fushës. Matteo Darmian ose Luis Henrique mund ta zëvendësojnë holandezin në këtë sfidë.
The post Aventura e Inter në Botërorin për klube nis me probleme, mbrojtësi i dëmtuar mungon në debutim appeared first on Telesport.
