Argjentinasit e Boca Juniors dhe portugezët e Benfica barazuan 2-2 në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin për Klube. Ndeshja u zhvillua në “Hard Rock Stadium” të Miamit. Verdheblutë shfrytëzuan minutat e para të lojës për të realizuar dy gola me Merentiel (21′) dhe Battaglia (27′).
Në fundin e pjesës së parë, “argjentinasi” Di Maria ngushtoi diferencën me penallti (48′) për Benfica. Goli i barazimit për portugezët u shënua nga një tjetër argjentinas, mbrojtësi me përvojë Otamendi (84′). Vlen të theksohet edhe ndëshkimi me karton të kuq i Belottit në minutën e 72-të për një faull në lojë. Në fund u përjashtua edhe Figal i Boca Juniors, po me karton të kuq.
Debutim fitues për Flamengon në Botërorin për Klube. Brazlianët mposhtën 2-0 tunizianët e Esperance Tunis. Golat u shënuan nga De Arrascaeta (17′) dhe Araujo (70′). Ndeshja u zhvillua në “Lincoln Financial Field” të Filadelfias. Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin D, së bashku me Chelsea dhe Los Angeles FC. Kujtojmë se përballja mes këtyre dy të fundit u mbyll me fitoren 2-0 të londinezëve në këtë kompeticion.
The post Botërori për Klube / Boca Juniors barazon me Benfica, jepen edhe dy kartonë të kuq appeared first on Telesport.
