Barcelona ka bërë më së miri detyrën ndaj Athletic Bilbao, duke fituar 2-0 në “Camp Nou” në ndeshjen e prapambetur nga java e parë. Rasti i parë i rrezikshëm do të vinte në minutën e 24-të, ku Raphinha humbi një mundësi ideale, pas një krosimi perfekt të Xavi Espart.

Në minutën e 29-të, Pedri gjen golin, por anullohet për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it. Sfida u zhbllokua në minutën e 37-të, ku Raphinha gjeti golin, pas një asisti maestral të Pedri-t dhe një veprimi të bukur në zonë nga vetë sulmuesi brazilian.

Në minutën e 41-të, Barcelona i afrohet golit të dytë me Lamine Yamal, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Barcelonën. SHIKOGOLIN

Në minutën e 53-të, Lamine Yamal dhe Barcelona janë të pafat, pasi goditja e sulmuesit përplaset në traversë.

Në minutën e 55-të, Unai Simon bën një pritje të mrekullueshme ndaj Fermin Lopez. Në minutën e 59-të, Unai Simon bën sërish një pritje të mrekulleshme, këtë herë ndaj Xavi Espart.

Në minutën e 63-të, del Raphinha dhe futet në fushë Rodri, i cili debuton zyrtarisht me katalanasit. Në minutën e 75-të, Athletic Bilbao i afrohet golit të barazimit, por goditja e Oihan Sancet përplaset në shtyllë.

Në minutën e 82-të, ishte Fermin Lopez që gjeti golin e dytë dhe vulosi fitoren e Barcelonës. Pas një gabimi fatal të Aymeric Laporte, Fermin e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

The post Barcelona bën detyrën ndaj Bilbao, çfarë gafe nga kampioni i botës (video) appeared first on Telesport.