Egnatia iu afrua shumë kualifikimit historik për në grupet e Europa League, por rrogozhinasit u dorëzuan në minuat e fundit të kohës së rregullt.Transferta në Norvegji, koha e rregullt, është mbyllur 1-1. Ekipet i drejtohen kohës shtesë, duke qenë se edhe rezultati i ndeshjes së parë është mbyllur në barazim 0-0.
Egnatia gjeti golin në minutën e 33-të, ku pas një krosimi të Fernando Medeiro nga goditja e këndit ishte Eljon Sota që shënoi me kokë. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë u mbyll 0-1 për rrogozhinasit. Egnatia dominoi kundërshtarin edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Alessandro Albanese provoi të shënonte një supergol nga distanca, por ishte i pafat pasi topi përfundoi jashtë.
Në minutën e 75-të, Albanese provon sërish golin, por portieri kundërshtar tregohet i vëmendshëm duke devijuar goditjen e tij në fund. Në minutën e 82-të, vendasit barazuan shifrat 1-1, me golin e shënuar nga Sander Foss, pas asistit të Ylldren Ibrahimaj.
Koha e rregullt mbyllet 1-1. Ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.
The post EUROPA LEAGUE: Egnatia dorëzohet në fund, ndeshja shkon në shtesë (video) appeared first on Telesport.
