Barcelona është e gatshme të ndajë rrugët me disa lojtarë verën e ardhshme në mënyrë që të krijojë hapësirat e nevojshme për prurjet e reja si dhe të “spastrojë” elementët që nuk janë më në planet e Hansi Flick.

I pari në listë është Andreas Christensen. Danezi ka dëshmuar të jetë një mbrojtës shumë i aftë kur është në gjendje të mirë, por problemet e vazhdueshme me dëmtimet kanë ndikuar në mungesën e qëndrueshmërisë. Për më tepër, konkurrenca intensive në mbrojtje me lojtarë si Ronald Araújo, Jules Koundé, Iñigo Martínez, bëjnë që danezi të ketë pak hapësira për të luajtur.

Një tjetër lojtar që mund të largohet nga klubi është Eric García. Produkti i të rinjve të Barçës nuk ka arritur të fitojë dot një vend titullari dhe është i pakënaqur me minutat e vënë në dispozicion për të nga Flick. Ai do të kërkojë transferimin diku tjetër ku do të ketë më shumë minuta lojë dhe me shumë mundësi e ardhmja do jetë larg Barcelonës, por jo La Ligës.

Emri i tretë në listën e largimeve është Ansu Fati. Sulmuesi nuk llogaritet fare nga Hansi Flick, i cili ia ka bërë të ditur më kohë që nuk e sheh pjesë e projektit të tij dhe i ka kërkuar të gjejë një ekip të ri.

The post Barcelona fillon “spastrimin”, këta janë 3 lojtarët e njohur që do largohen në verë appeared first on Telesport.