Barcelona është një nga klubet e mëdha që gjithmonë iu ka kushtuar vëmendje talenteve të reja, sidomos atyre që vijnë nga Brazili. Ylli i ri i radhës që ka përfunduar në radarin e katalanasve është Gabriel Veneno, një sulmues 16-vjeçar që po shkëlqen tek Atletico Miniero.

Ai është një nga lojtarët e rinj më premtues të Brazilit, një treg që kohët e fundit ka funksionuar më mirë në fakt për Real Madridin sesa për vetë Barçën. Për momentin, Barcelona duket më afër Veneno, por Real Madrid është gjithmonë aty dhe gati të përfitojë nga situata.

Atletico Miniero e vlerëson aktualisht sulmuesin e ri 20 milionë euro. Në rast transferimi te Barcelona, lojtari fillimisht do të qëndrojë te moshat e Barcelonës, ose mund të rri si huazim tek Atletico Miniero dhe kur të mbushë moshën madhore, mund të transferohet te katalanasit.

The post Barcelona gjen Neymarin e ri, kushton 20 milionë euro. Real Madrid “përgjon” pas dere… appeared first on Telesport.