Pavarësisht se synimi madhor është transferimi i Julian Alvarez, Barcelona po shqyrton edhe alternativa të tjera për sulmin. Së fundmi, mediet spanjolle zbulojnë se Barcelona i është rikthyer sërish pistës me emrin Dusan Vlahovic.
Sulmuesi serb ka refuzuar propozimin e dytë të Juventusit për një kontratë një ose dy-vjeçare me rrogë 8 milionë euro në sezon dhe ka vendosur të largohet përfundimisht si lojtar i lirë, pas datës 30 qershor, kur i mbaron kontrata aktuale me bardhezinjtë.
Vetë Vlahovic ka dhënë pëlqimin e tij për t’u transferuar te katalanasit, madje është i gatshëm të bëjë edhe një ulje të ndjeshme të rrogës.
Transferimi i mundshëm i Vlahovic nuk e përjashton aspak mundësinë edhe të transferimit të Julian Alvarez, i cili është padyshim objektivi kryesor. Vlahovic shihet si një mundësi e mirë nga drejtuesit e Barcelonës për rotacionin në sulm, duke ditur që do të vijë falas.
The post Barcelona i rikthehet pistës së vjetër për sulmin, hedh sërish sytë nga Serie A appeared first on Telesport.
