Dani Ceballos zyrtarizoi dy ditë më parë largimin nga Real Madrid, një vit para përfundimit të kontratës. Mesfushori u nda me konsensus të plotë me klubin. Destinacioni i ri do të jetë Ajax.

Por, ai s’do të jetë largimi i vetëm. AS zbulon se Real Madrid ka bërë gati listën me 7 lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në projektin e tyre, tre janë emra me peshë si Eduardo Camavinga, Auralien Tchouameni dhe Brahim Diaz. Për dy mesfushorët francezë ka interes konkret në Premier League. Për marokenin ka interes nga Manchester City dhe Juventus.

Emra të tjerë që do të largohen këtë verë janë edhe dy mbrojtësit Raul Asencio dhe Fran Garcia. Për të parin ka interes konkret nga Lazio në Serie A, edhe nga klubet e mëdha turke. Për të dytin, pritet transferimi brenda La Ligës.

Në listën e shitjes janë edhe Franco Mastantuono dhe Gonzalo Garcia, të cilët po ashtu nuk e bindin trajnerin portugez.

The post Pas largimit të Dani Ceballos, Mourinho nxjerr në shitje edhe 7 lojtarë të tjerë. Mes tyre edhe tre emra me “peshë” appeared first on Telesport.