Meqenëse dashuria për skuadrën e zemrës është e përjetshme, Barcelona ka ndërmarrë një nismë të veçantë. Projekti “Memorial FC Barcelona”, me hapjen e parashikuar në vitin 2027, do t’u ofrojë tifozëve mundësinë të prehen përgjithmonë pranë stadiumit të tyre të dashur, “Camp Nou”.
Bëhet fjalë për një varrezë me sipërfaqe 1500 metra katrorë, e vendosur pranë impiantit katalanas. Një ide që është zbatuar edhe në vende të tjera, si Spanja dhe Brazili.
Nisma pritet të sjellë të ardhura për klubin, i cili përballet me borxhe të konsiderueshme, të shtuara edhe nga kostot e rikonstruksionit të stadiumit. Çmimi fillestar për një vendvarrim do të jetë 2500 euro, pa përfshirë tarifat vjetore shtesë.
The post Barcelona krijon memorialin e tifozëve pas vdekjes, varreza me pagesë pranë “Camp Nou” appeared first on Telesport.
