Një video ku Adriano shfaqet duke bërë xhonglime me topin në rrugët e favelave, me shapka në këmbë dhe cigare elektronike në dorë, ka marrë miliona shikime dhe afro 500 mijë pëlqime. Por protagonisti nuk është ish-sulmuesi i Interit, Fiorentinës, Parmës dhe Romës. Pamjet janë një “deepfake” i krijuar me inteligjencë artificiale.
Personi i vërtetë është Marcelo Adriano dos Santos Freitas, i njohur si “Celinho” ose “O Bruxo” nga Campo Grande, një artist brazilian 30-vjeçar, i famshëm për aftësitë e tij me topin në situata të pazakonta. Këtë herë, fytyra e Adrianos është vendosur mbi imazhet e tij përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale.
Videoja mashtroi miliona përdorues, madje edhe disa media të huaja. Pas tërheqjes nga futbolli, Adriano përjetoi depresion dhe probleme me alkoolin, të lidhura edhe me traumën e humbjes së të atit. Sot jeton larg vëmendjes mediatike në Buzios, por vazhdon të kthehet në Vila Cruzeiro, lagjen e varfër ku u rrit dhe që e konsideron “vendin e tij më të mirë në botë”.
Los chavales jóvenes no lo recordarán, pero este señor de nombre Adriano Leite con aspecto de mendigo era el 9 de Brasil que destrozaba defensas. https://t.co/eALXrcZwt2
— Fran Navarro (@fran_navarr0) November 10, 2026
The post Videoja e Adrianos duke bërë xhonglime me shapka pushtoi rrjetet sociale, por nuk qenka vërtet ai appeared first on Telesport.
