Pas humbjes 1-2 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, Barcelona është rikthyer sërish sot në fushë po në “Camp Nou”, aty ku fiton 4-0 ndaj Alaves, pas 45 minutave të para, në sfidën e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.
Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Raphinha dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Anthony Gordon. Në minutën e 23-të, Fermin Lopez dyfishon shifrat, pas asistit të Lamine Yamal.
Në minutën e 41-të, Raphinha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonës, pas asistit të Fermin Lopez. Me këtë dopietë, Rahpinha arrin në shifrën e 15 golave në 9 ndeshje.
Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin me një goditje të fuqishme me të mjatën nga jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Joao Cancelo. Pjesa e parë mbyllet 4-0 për Barcelonën.
The post Barcelona mbyll llogaritë që në pjesën e parë ndaj Alaves. Raphinha, i jashtëzakonshëm këtë sezon (video) appeared first on Telesport.
