Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, pas humbjes në “El Clasico” që pësoi një javë më parë ndaj Real Madridit. Katalanasit fituan sot 6-1 ndaj Alaves, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”, e vlefshme për javën e 11-të.
Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Raphinha dërgoi topin në rrjetë, pas asistit të Anthony Gordon. Në minutën e 23-të, Fermin Lopez dyfishon shifrat, pas asistit të Lamine Yamal.
Në minutën e 41-të, Raphinha shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonës, pas asistit të Fermin Lopez. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, ishte radha e Lamine Yamal për të gjetur golin me një goditje të fuqishme me të mjatën nga jashtë zonës së rreptësisë, pas asistit të Joao Cancelo. Pjesa e parë mbyllet 4-0 për Barcelonën.
Në minutën e 66-të, ishte Lamine Yamal që shënoi golin e dytë personal dhe të pestin për Barcelonën, pas asistit të sapo futurit në fushë, Gabriel Jesus.
Në minutën e 81-të, ishte radha e Anthony Gordon për të gjetur golin, pas asistit të Rodri. Golin e vetëm dhe të nderit për miqtë e shënoi, ish sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz, në minutën e 84-të.
Barcelona fiton 6-1 dhe rikthehet në krye të renditjes me 30 pikë, 2 pikë më shumë se Atletico Madrid e vendit të dytë dhe 6 pikë më shumë se Real Madrid i vendit të tretë, që luan nesër ndaj Racing Santander për këtë javë.
The post Barcelona rikthehet te fitorja dhe luan “tenis” ndaj Alaves (video) appeared first on Telesport.
