Julian Alvarez më në fund u zhbllokua dhe gjeti golin e parë në këtë Kupë Bote, në fitoren e Argjentines 3-1 ndaj Zvicrës, në kohën shtesë. Ndërkohë, sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë personazhi kryesor i merkatos.
Tashmë dihet që dëshira e tij është të transferohet te Barcelona, gjë që duket e ndërlikuar pasi Atletico Madrid nuk pranon largimin e tij drejt rivalëve. Ndërkohë, Atletico mund të lëshojë pe kur bëhet fjalë për Arsenalin.
“Topçinjtë” po ashtu janë të interesuar për sulmuesin argjentinas dhe janë gati për goditjen e madhe në merkato të kësaj vere.
The Independent zbulon se Arsenal ka një plan konkret për të bindur Atletico Madridin: Një ofertë pak më pak se 100 milionë euro dhe përfshirja në marrëveshje e Viktor Gyokeres. I gjithë operacioni në total shkon rreth 150 milionë euro, shifër e vendosur nga Atletico Madrid për të lejuar largimin e Alvarez.
Në anën tjetër, vetë lojtari kërkon vetëm transferimin te Barcelona. Ajo që mund të thuhet me siguri është se pas Botërorit, Julian Alvarez do të jetë tema më e nxehtë e merkatos dhe padyshim kryefjala e saj.
The post Barcelona rrezikon të mbetet duarbosh, Atletico merr propozimin joshësh për Julian Alvarez appeared first on Telesport.
